Udhëzues për krijimin e paketave të menusë në Wolt
Përdor artikujt që janë tashmë në menunë tënde për të krijuar paketa ofertash, vakte të kombinuara dhe promocione që mund të ndihmojnë në rritjen e porosive.

Pasqyrë e përgjithshme
Paketat e menusë mund t'i ndihmojnë klientët të shtojnë më shumë artikuj në porosinë e tyre, duke e bërë porositjen më të shpejtë dhe më të lehtë.
Me Menaxherin e Listimit në Portalin Merchant, mund të krijosh oferta për vakte, oferta të kombinuara dhe promocione "Bli një, Merr një" duke përdorur artikujt që janë tashmë në menunë tënde ekzistuese.
Paketat janë një mënyrë e thjeshtë për të:
nxitur porosi më të mëdha
promovuar kombinime të artikujve të njohur
theksuar ofertat speciale
bërë ofertat më të lehta për t'u zbuluar në menunë tënde
Llojet e paketave të menusë që mund të krijosh
Menaxheri i Listimit mbështet tre lloje paketash:
1. Paketa standarde (artikuj të paracaktuar)
Paketat fikse përfshijnë një kombinim të caktuar artikujsh. Shembull: Burger + Patate + Pije. Klientët marrin të njëjtët artikuj të përfshirë në paketë.
2. Paketa sipas kategorive (të personalizueshme)
Klientët zgjedhin artikuj nga kategori të ndryshme duke mbajtur një çmim fiks të paketës.
Shembull:
Zgjidh 1 pjatë kryesore
Zgjidh 1 pjatë shoqëruese
Zgjidh 1 pije
Kjo u jep klientëve më shumë fleksibilitet duke e mbajtur proçesin e porositjes të thjeshtë.
3. Ofertat "Bli një, Merr një"
Klientët blejnë një artikull dhe marrin një tjetër falas.
Shembull: Bli 1 picë, merr 1 pije freskuese falas Nuk është e nevojshme që artikulli falas të jetë i njëjtë me artikullin e blerë.
Si të krijosh paketa në Menaxherin e Listimit
1. Hap Menaxherin e Listimit dhe krijo një paketë

Hap Listing Manager
Përzgjidh Create
Përzgjidh Create Bundle
Më pas do të të kërkohet të zgjedhësh llojin e paketës që dëshiron të krijosh.
2. Shto emrin dhe përshkrimin e paketës

Zgjidh një emër të qartë që i ndihmon klientët ta kuptojnë shpejt ofertën.
Rekomandojmë përdorimin e fjalëve si Combo, Deal, Meal, Bundle.
Shembuj:
Lunch Combo
Family Meal Deal
Burger Bundle
Shto një përshkrim të shkurtër që shpjegon:
Çfarë përfshihet
Ndonjë kursim ose detaj promocional
Mbaji përshkrimet të shkurtra dhe të lehta për t’u lexuar.
3. Zgjidh se ku shfaqet paketa në menunë tënde

Mund të:
shtosh paketën në një kategori ekzistuese
krijosh një kategori të re për paketa dhe oferta
Ne rekomandojmë t’i vendosësh paketat pranë fillimit të menusë, në mënyrë që klientët t’i gjejnë më lehtë.
Shembuj të emrave të kategorive:
Bundles
Combo Deals
Special Offers
4. Shto artikuj në paketën tënde
Hapat e mëtejshëm varen nga lloji i paketës që ke përzgjedhur.
Për paketa standarde (artikuj të paracaktuar)

Zgjidh artikujt që dëshiron të përfshihen në paketë.
Kërkesat:
Minimumi: 2 artikuj
Maksimumi: 4 artikuj
Kombinimet më të njohura shpesh përfshijnë:
Pjatë kryesore + Pije
Pjatë kryesore + Pjatë shoqëruese + Pije
Vakte familjare për t’u ndarë
Mund të përdorësh gjithashtu sugjerime të gjeneruara nga inteligjenca artificiale për të ndihmuar në krijimin më shpejt të ideve për paketa.
Për paketa sipas kategorive (të personalizueshme)

Përzgjidh kategoritë nga të cilat mund të porositin klientët.
Shembull:
Pjatë kryesore
Pjatë shoqëruese
Pije
Menaxheri i Listimit shton automatikisht artikuj nga kategoritë e përzgjedhura. Mund të heqësh artikuj ose të rregullosh zgjedhjet që ofrohen në çdo kohë.

Për ofertat "Bli një, Merr një"
Zgjidh:
artikullin për të cilin do të paguajnë klientët
artikullin që klientët do ta marrin falas
Nuk është e nevojshme që artikulli falas të jetë i njëjtë me artikullin e blerë.

Shembull:
Bli 1 picë, merr 1 pije freskuese falas
5. Vendos çmimin e paketës
Për paketat standarde, çmimi fillestar llogaritet automatikisht në bazë të artikujve të përzgjedhur.
Për kombinimet sipas kategorive, çmimi llogaritet automatikisht si shuma e artikullit më të lirë nga secila kategori e përzgjedhur.

6. Shto imazhe për paketën tënde
Imazhet e paketave krijohen automatikisht duke përdorur imazhe nga artikujt e menusë që ke përzgjedhur.

Mundesh gjithashtu që të:
heqësh imazhet
ngarkosh imazhet e tua
modifikosh imazhet manualisht
Imazhet e qarta mund t'i ndihmojnë klientët që ta kuptojnë më shpejt ofertën gjatë shfletimit të menusë.
7. Shto ulje në paketën tënde
Mund të aplikosh:
ulje me vlerë fikse
ulje në përqindje

Ne rekomandojmë:
të vendosësh fillimisht çmimin fillestar të paketës
më pas të shtosh një ulje të veçantë
Kjo u lejon klientëve që të shohin qartë kursimet përmes çmimeve të theksuara.
Paketat janë një mënyrë e thjeshtë për të nxjerrë në pah kombinimet e artikujve të njohur, për të promovuar ofertat dhe për të nxitur porosi më të mëdha. Fillo me artikujt e tu më të shitur, provo kombinime të ndryshme dhe shiko se çfarë funksionon më mirë për klientët e tu.