Fushatat për marketing: Si të përdorni reklamat dhe promocionet
Mësoni si të rrisni biznesin tuaj dhe të tërhiqni klientë të rinj me fushatat e marketingut Wolt.

Pasqyrë e përgjithshme
- Rritni të ardhurat me opsionet e marketingut Wolt
- Çfarë janë Reklamat dhe pse t'i përdorni ato
- Çfarë janë Promot dhe pse t'i përdorni ato
- Si të krijoni një fushatë reklamuese
- Si të krijoni një promocion
- Çfarë është Portali i Tregtarit
Në këtë artikull, ne do t'ju udhëzojmë me informacionet kryesore mbi opsionet e marketingut Wolt për tregtarët, si të konfiguroni Reklamat dhe Promocionet Wolt dhe si këto të fundit mund t’ju ndihmojnë të tërhiqni klientë të rinj dhe të rrisni të ardhurat tuaja. Le t'i futemi punës!
Rritni të ardhurat me opsionet e marketingut Wolt
Wolt ju ofron dy mënyra për të rritur shitjet dhe shikueshmërinë tuaj në aplikacion: Reklama dhe Promocione.
Reklamat (të njohura gjithashtu si Listime të Sponsorizuara): Në Wolt, 70% e klientëve blejnë nga 10 vëndet të cilat pozicionohen të parat në aplikacion. Reklamat Wolt ju ndihmojnë të dilni në krye dhe të shfaqeni tek miliona klientë të gatshëm për të blerë. Ju paguani vetëm për reklama që rezultojnë në shitje.
Promocionet: Mesatarisht, klientët shpenzojnë 41% më shumë kur motivohen nga promocionet. Rrisni porositë duke sjellë klientë të rinj dhe të përsëritur me paketa joshëse, artikuj falas dhe zbritje çmimesh. Nxitni konvertimet dhe inkurajoni klientët të shpenzojnë më shumë për porosi.
Çfarë janë Reklamat dhe pse t'i përdorni ato

Reklamat Wolt janë një zgjidhje reklamuese për të përmirësuar dukshmërinë tuaj brenda aplikacionit Wolt. Ekspozohuni te klientët tuaj idealë dhe rritni shitjet. Me Reklamat Wolt, ju mund të:
Kurseni kohë dhe keni më shumë leverdi dhe kontroll duke krijuar fushatat tuaja me mjetet tona të vetë-shërbimit.
Rritni shikueshmërinë dhe shisni më shumë. Ekspozohuni duke u vendosur në krye e në pozicione të privilegjuara tek sektorët në vijim: Sektori i Restoranteve, Sektori i Dyqaneve, Sektori i Kategorive, Kërkimi, dhe Zbulimi
Ju paguani vetëm për reklama që rezultojnë në shitje. Ne nuk faturojmë për shikueshmëri ose klikime — kështu që nëse klientët e shohin fushatën tuaj por nuk bëjnë porosi, ju nuk tarifoheni.
Gjurmoni ecurinë e fushatës suaj dhe opinionet e klientëve në çdo kohë, pasi ju ndihmojnë të merrni vendime të informuara biznesi.
💡Këshillë: A e dini se 70% e klientëve blejnë nga 10 vendet që kryesojnë në renditje? Reklamat Wolt mund t'ju ndihmojë t'ë dilni në krye, me një kthim mesatar në investim prej 600 ALL për çdo 100 ALL të shpenzuar.
Çfarë janë Promot dhe pse t'i përdorni ato

Promocionet janë një mënyrë e shkëlqyer për të tërhequr klientë të rinj dhe për të shpërblyer ata besnikë duke u ofruar atyre zbritje ekskluzive. Ekzistojnë tre kategori promocionesh që mund të përdoren dhe kombinohen për qëllime të ndryshme, duke përmbushur nevojat tuaja:
Dërgesë falas: Drejtoni më shumë trafik në biznesin tuaj dhe rrisni porositë duke ia mbuluar tarifën e dërgesës klientëve tuaj. Kjo gjithashtu mund të përdoret për të mbajtur klientët që kanë blerë tashmë, ose për të tërhequr klientë të rinj si një mënyrë për t'i inkurajuar ata të provojnë biznesin tuaj.
Zbritje në shportë: Rritni shitjet tuaja duke u ofruar klientëve zbritje kur porosia e tyre arrin një vlerë specifike minimale të porosisë. Është një mënyrë e thjeshtë dhe efektive për t'i inkurajuar ata të shpenzojnë më shumë çdo herë.
Blini më shumë, kurseni më shumë: Vendosni zbritje të tilla si “blini një, merrni një falas” ose “blini dy, merrni 10% ulje në artikuj specifikë” për të inkurajuar klientët të blejnë produkte të caktuara. Kjo është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të prezantuar artikuj të rinj në menunë tuaj.
💡Këshillë: A e dini se mesatarisht, klientët shpenzojnë 41% më shumë kur motivohen nga promocionet dhe ju mund të rrisni të ardhurat tuaja me 28% kur përdorni Promot Wolt?
Si të krijoni një fushatë reklamuese
Shkoni te Portali i Tregtarit dhe klikoni te “Campaigns” (Fushatat) në seksionin anësor në të majtë
Klikoni te “New Campaign" (Fushatë e re) në anën e djathtë për të hapur ekranin e përzgjedhjes
Zgjidhni “Ads" (Reklama) dhe klikoni “Get started" (Fillo)
Plotësoni detajet në lidhje me buxhetin tuaj javor dhe vendosni orarin e fushatës tuaj
Lexoni dhe pranoni termat dhe kushtet, pastaj klikoni “Create campaign" (Krijo fushatë)
Si të krijoni një promocion
Shkoni te Portali i Tregtarit dhe klikoni te “Campaigns” në seksionin anësor në të majtë
Klikoni te “New campaign” në anën e djathtë për të hapur ekranin e përzgjedhjes
Zgjidhni llojin e promocionit bazuar në qëllimet tuaja (("No delivery fee" (Pa tarifë dërgese), "Order value discount" (Zbritje nga vlera e porosisë) ose "Item Promotions" (Promocione artikujsh)), pastaj klikoni te “Get started” (Fillo)
Vendosni rregullat e fushatës suaj*
Lexoni dhe pranoni termat dhe kushtet
Klikoni "Create campaign" (Krijo fushatë)
*Në varësi të llojit të promovimit
Dëshironi të mësoni rreth rezultateve të fushatave tuaja?
Klikoni tek Si të interpretojmë rezultatet e fushatës së marketingut.
Çfarë është Portali i Tregtarit
Portali i tregtarit të Wolt është një platformë gjithëpërfshirëse. Disa veprime kyçe që mund të ndërmerrni në Portalin e tregtarit përfshijnë:
Analizoni të dhënat e shitjeve
Përditësoni orarin e punës
Modifikoni menunë
Krijoni fushata
Shkarkoni të gjitha faturat tuaja