Udhëzues për Wolt Drive API

Lidhe dyqanin tënd online drejtpërdrejt me rrjetin e korrierëve të Wolt dhe automatizo dërgesat nga fillimi në fund.

Përmbledhje

Me Wolt Drive mund të ofrosh dërgesë të shpejtë dhe gjurmim të saj nga faqja ose aplikacioni yt, duke përdorur rrjetin e korrierëve partnerë të Wolt. Wolt Drive API lidh sistemin tënd të pagesës direkt me Wolt, kështu që dërgesat kërkohen, shpërndahen dhe gjurmohen automatikisht, pa pasur nevojë që dikush të fusë edhe një herë manualisht detajet e porosisë.

Ky udhëzues shpjegon se si funksionon API, në mënyrë që të përcaktosh objektivin e projektit me ekipin tënd teknik. Referencën e plotë teknike e gjen në dokumentacionin e Wolt Drive për zhvilluesit.

Çfarë është Wolt Drive API?

Wolt Drive API bën integrimin e dyqanit tënd online me rrjetin e dërgesave të Wolt Drive përmes një procesi të automatizuar me dy hapa: së pari sistemi yt kontrollon nëse dërgesa është e mundur (dhe sa do të kushtojë), e më pas gjeneron dërgesën. Klientët e tu vazhdojnë të porositin në faqen ose aplikacionin tënd, sistemet e inventarit dhe pagesës mbeten po ato, ndërsa Wolt kujdeset për dërgesën deri te dera.

Duke qenë se integrimi është realizuar nga ana jote, ti ke kontroll të plotë mbi ecurinë e porosisë, imazhin e markës dhe mënyrën se si paraqitet dërgesa gjatë pagesës. Wolt Drive mund të përshtatet tërësisht me markën tënde, kështu që klientët nuk kanë pse ta shohin logon e Wolt nëse ti nuk e dëshiron këtë. Sistemi yt kontrollon gjithçka. Me pak fjalë, Wolt Drive është një infrastrukturë dërgesash për kanalet e tua të shitjeve, jo një listim në tregun online.

Kush duhet ta përdorë integrimin me API?

API është zgjedhja e duhur nëse kërkon një pagesë plotësisht të personalizueshme dhe ke burimet e nevojshme të zhvillimit për ta ndërtuar e mirëmbajtur. Zgjidhni API-n nëse dëshironi një proces pagese të përshtatur sipas nevojave të biznesit tuaj dhe keni një ekip që mund ta zhvillojë dhe mirëmbajë atë.

Nëse nuk ke burime zhvillimi apo kërkon të nisësh menjëherë me dërgesat, ke dy alternativa:

  • Mund ta lidhni Wolt Drive me dyqanin tuaj online përmes një partneri, pa pasur nevojë për shumë punë teknike. Shiko listën e partnerëve të integrimit.

  • Wolt Drive Web App të lejon të kërkosh korrierë direkt nga shfletuesi, pa pasur nevojë të ndërtosh një integrim. Mund të përdoret për porosi që merren nga telefoni ose media sociale ose gjatë kohës që po ndërtohet integrimi i API.

Si funksionon Drive API: cikli i porosive

Cikli i porosive ka dy hapa, plus gjurmim të vazhdueshëm të dërgesës pas nisjes së saj. Kontrollo disponueshmërinë, gjenero dërgesën, pastaj gjurmoje.

  1. Kontrollo disponueshmërinë: Para se të ofrosh Wolt Drive gjatë pagesës, sistemi pyet Wolt nëse mund të kryejë dërgesën nga pika jote e marrjes deri tek adresa e klientit.  Përgjigjja pozitive konfirmon se dërgesa është e mundur dhe shfaq kohën e parashikuar bashkë me çmimin e Wolt për dërgesën (shumën që Wolt do të të faturojë). Ky çmim bazohet te distanca, kështu që është plotësisht i besueshëm, përveç rasteve kur shton detaje të tjera gjatë gjenerimit të dërgesës. Çmimi që i faturon klientit tënd varet tërësisht nga ti. Nëse adresa është jashtë zonës së dërgesës ose biznesi është mbyllur, do të marrësh një përgjigje dhe nuk duhet të ofrosh Wolt Drive për këtë porosi.

  2. Gjenero dërgesën: Pasi klienti jep porosinë, sistemi thërret pikën fundore të gjenerimit të dërgesës me detajet e marrësit, udhëzimet e dërgesës dhe informacionin e plotë të pakos. Nëse dërgesa kërkon funksione shtesë, si për shembull pagesën e dërgesës me para në dorë, atëherë ato specifikohen këtu.

  3. Gjurmo porosinë: Pasi gjenerohet dërgesa, Wolt i dërgon përditësime të statusit sistemit tënd përmes webhooks, që të mund të ndjekësh kohët e parashikuara të dorëzimit dhe konfirmimin e dërgesës pa dalë nga platforma jote. Wolt krijon gjithashtu një lidhje gjurmimi për çdo porosi. Lidhjen mund t'ia dërgosh vetë klientit me mesazh ose mund t'ia lësh në dorë Wolt.

💡 Informacione të dobishme: korrieri caktohet pas krijimit të porosisë. Koha e saktë e parashikuar e dorëzimit llogaritet pasi sistemi i optimizimit të Wolt përpunon kërkesën, zakonisht brenda 30-60 sekondave nga gjenerimi i porosisë. Për veprime ku koha është kritike, si p.sh. në kuzhina, është më mirë të presësh përditësimin e parë order.pickup_eta_updated përmes webhook para se ta konsiderosh kohën e parashikuar të dorëzimit si përfundimtare, për shembull, para se ta shfaqësh atë në kuzhinën tënde.

Bizneset me adresë fizike kundrejt bizneseve pa adresë fizike

API ofron dy mënyra për menaxhimin e pikave të marrjes.

Bizneset me adresë fizike janë qasja më e zakonshme dhe më e rekomanduar. Bizneset e tua janë të konfiguruara paraprakisht në mjetet operacionale të Wolt, të cilat u japin korrierëve dhe suportit një përvojë konsistente dhe ofrojnë një raportim më të mirë. Gjithashtu, mundëson rregulla dërgese specifike për çdo lokacion (për shembull, "nuk ka dërgesa me makinë nga ky lokacion"). Rekomandohet për tregtarë me volume porosish nga mesatare në të mëdha për lokacion. Përdor pikat fundore shipment-promises, deliveries dhe available-venues.

Bizneset pa adresë fizike do të thotë që ti dërgon detaje të plota të marrjes së bashku me çdo kërkesë për dërgesë dhe Wolt krijon një pikë marrjeje të përkohshme për secilën porosi. Kjo gjë u përshtatet tregtarëve me një numër të madh lokacionesh ku secili ka p.sh. volume të vogla ditore, zinxhirë të shitjes me pakicë. Përdor pikat fundore delivery-fee dhe delivery-order. Bisedo me personelin e Wolt para se të zgjedhësh këtë qasje.

💡 Informacione të dobishme: Madje mund t'i kombinosh të dyja nëse ta kërkon biznesi.

Çfarë të duhet para se të fillosh

Para se të fillojë zhvillimi, sigurohu të kesh:

  • Një marrëveshje me Wolt dhe kredencialet e zhvillimit. Kontakto me ekipin lokal të Wolt Drive për t'i marrë këto.

  • Aftësinë për të mbajtur një inventar të saktë e të përditësuar për çdo pikë, në mënyrë të artikujt të jenë gati kur të vijë korrieri.

  • Një mënyrë për të vendosur se cili biznes e përmbush porosinë (bazuar në distancën, disponueshmërinë ose nivelin e ngarkesës së punës).

  • Logjikë për të kufizuar porositë ASAP (të menjëhershme) vetëm gjatë orarit të punës, si dhe për të ofruar mundësinë e dërgesës me orar të caktuar kur je mbyllur.

  • Një hapësirë ku klientët mund të shtojnë udhëzime për dërgesën (kodet e hyrjes, numri i kateve), pasi një informacion më i detajuar siguron dërgesa më të suksesshme.

  • Trajtimi i duhur i gabimeve, kështu që klientët që ndodhen jashtë zonës së dërgesës të njoftohen saktë në vend që të ngelin duke tentuar sërish. Një adresë që duket e rregullt në letër nuk është gjithmonë e arritshme nga korrieri, prandaj, ky mekanizëm sigurie është i domosdoshëm.

Si të kërkosh e të ndërtosh integrimin tënd

  1. Kontakto ekipin e Wolt Drive. Kontakto ekipin vendas përmes wolt.com/drive për të lidhur marrëveshjen dhe për të marrë kredencialet e zhvillimit dhe për të testuar biznesin.

  2. Planifiko skemën e integrimit. Mendo me kujdes se çfarë hapash duhet të ndjekë klienti, personeli yt dhe korrieri. Fol me personin e kontaktit të departamentit teknik të Wolt për të kërkuar mbështetje me planifikimin.

  3. Zhvillo integrimin në një mjedis testimi. Wolt ofron një mjedis zhvillimi bashkë me një identifikues biznesi testuar dhe një kod aksesi, që të mund të zhvillosh e të testosh me siguri të plotë para se të nisësh zyrtarisht shërbimin.

  4. Implemento procesin me dy hapa dhe webhooks. Përdor referencën e pikës fundore API dhe udhëzuesin e webhook për të integruar kontrollet e disponueshmërisë, krijimin e dërgesave dhe gjurmimin e statusit në kohë reale.

  5. Testo dhe nis zyrtarisht shërbimin. Verifiko trajtimin e gabimeve dhe logjikën e kohës së parashikuar të dorëzimit, pastaj kalo te kredencialet e prodhimit. Personi i kontaktit të departamentit teknik të Wolt do të të mbështesë gjatë gjithë procesit.

Funksionet që mund të konfigurohen

API ndihmon me një gamë funksionesh opsionale që mund të aktivizosh në varësi të biznesit tënd dhe tregut (disponueshmëria ndryshon sipas rajonit, ndaj interesohu te personi i kontaktit të Wolt):

  • Dërgesë e shpejtë ose e planifikuar: Synimi për dërgesat ASAP është të dërgohen brenda më pak se një orë. Dërgesat e planifikuara mund të kërkohen nga 60 minuta deri në 7 ditë përpara.

  • Fleksibiliteti me çmimet: Wolt të tregon çmimin e plotë që do të të tarifojë, duke përfshirë taksat dhe tarifat përkatëse. Më pas, ti vendos vetë se çfarë pjese të kësaj kostoje do t'ia ngarkosh klientit, nëse ka.

  • Kontrolli i identitetit: Kërkoji korrierit të verifikojë moshën ose identitetin e klientit gjatë dorëzimit, p.sh. për artikujt që kanë kufizim moshe si alkooli.

  • Verifikimi i dërgesës me kod sigurie (PIN): Konfirmo që pakot të shkojnë te personi i duhur për artikujt me vlerë të lartë ose për artikujt e kufizuar.

  • Pagesa me para në dorë e dërgesës dhe bakshishet: Në tregjet e mbështetura, korrierët mund të pranojnë para në dorë ose bakshishe të parapaguara në emrin tënd.

  • Njoftimet me SMS: Dërgoju klientëve një lidhje gjurmimi automatikisht kur të jetë pranuar dhe/ose marrë porosia.

Pyetjet e shpeshta mbi Wolt Drive API

1. A është Wolt Drive API zgjidhja e duhur për mua?

Është zgjedhja e duhur nëse kërkon një pagesë plotësisht të personalizueshme dhe ke burimet e nevojshme të zhvillimit. Nëse preferon ta nisësh pa ndërtimin e integrimit, atëherë merr parasysh përdorimin e një moduli të tregtisë elektronike ose Wolt Drive Web App.

2. A u duhet klientëve të mi aplikacioni Wolt?

Jo. Ata porosisin dhe paguajnë në faqen ose aplikacionin tënd si gjithmonë, ndërsa nga ana tjetër Wolt dërgon korrierin.

3. A mund të përdorë stafi im aplikacionet e Wolt për tregtarët për të përgatitur ose marrë porosi?

Jo. Stafi yt do të vazhdojë të përdorë çfarëdo procesi që kanë brenda në biznes dhe klientët vazhdojnë të porosisin nga faqja ose aplikacioni yt. Wolt Drive menaxhon vetëm dërgesën.

4. A do ta shohin klientët markën Wolt?

Kjo është në dorën tënde. Wolt Drive mund të përshtatet tërësisht me markën tënde, nëse preferon.

5. Sa zhvillim kërkohet?

Integrimi kërkon një farë konfigurimi dhe disa kodime për të asistuar me porositë që kërkojnë dorëzim të shpejtë. Wolt ofron dokumentacion të plotë, një mjedis testimi dhe mbështetje teknike në nivel lokal për të ndihmuar ekipin tënd.

6. A mund ta ndryshoj porosinë pasi gjenerohet?

Shumica e detajeve të porosisë nuk mund të modifikohen më përmes API pas gjenerimit të tyre. Nëse ndodh diçka, porosia mund të anulohet dhe të rigjenerohet ose të menaxhohet nga suporti vendas i Wolt. Në përgjithësi, anulimet mund të bëhen deri në momentin kur korrieri fillon detyrën e marrjes së porosisë. Pas këtij momenti, personi i kontaktit të Wolt mund të sugjerojë opsione, por mund të aplikohen tarifa.

  1. 7. Sa e saktë është koha e parashikuar e dorëzimit të dërgesës?

Përllogaritja e parë e kohës është me përafërsi. Siç e cekëm më lart, një parashikim i saktë dhe i optimizuar i dorëzimit të dërgesës realizohet brenda 30-60 sekondave nga gjenerimi i porosisë.

Të duhet ndihmë?

Nëse ke pyetje, qoftë gjatë procesit të ndërtimit të integrimit ose pas nisjes së shërbimit, personi i kontaktit të departamentit teknik të Wolt është gati të të ndihmojë. Gjithashtu, mund të kontaktosh ekipin e suportit të tregtarëve në çdo kohë përmes corporate.wolt.com.

Dëshironi më shumë udhëzime hap-pas-hapi?